8.2 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Miratohet plani hapësinor për Parkun Kombëtar ”Sharri”

ParkuKombetariSharritNë mbledhjen e radhës së qeverisë është aprovuar Plani Hapësinor të Parkut Kombëtar ”Sharri”, i sponsoruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në kuadër të Planit është paraparë dhe projekti zhvillimor i qendrës turistike ”Brezovica.

Parku Kombëtar ”Sharri” është njëra nga zonat më të bukura dhe më të vlerësuara natyrore të Kosovës, ku llojllojshmëria biologjike dhe pejsazhore janë karakteristike jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Me qëllim të konservimit të kësaj bukurie dhe trashëgimie natyrore, MMPH përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor kanë përfunduar hartimin e planit hapësinor, i cili në mënyrë të qartë përcakton kahjet e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut.

Ky plan do të ngritë kualitetin e mbrojtjes në të gjithë territorin e Parkut, dhe në anën tjetër do të ofrojë kushte për zhvillimin e kontrolluar në disa zona karakteristike.

Gjatë procesit të deritashëm janë mbajtur takime me sektorë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës, duke i harmonizuar politikat e të gjithë këtyre sektorëve që ndërlidhen me hapësirën e Parkut.

Gjithashtu, takime janë organizuar edhe me përfaqësuesit e qeverive lokale, siç janë ato të komunës së Prizrenit, Suharekës, Kaçanikut, Dragashit dhe komunës së Shtërpcës, në territoret e të cilave shtrihet dhe kufizohet Parku. Takime dhe konsulta janë mbajtur edhe me profesionistë të fushave të ndryshme dhe organizata që punojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Më Shumë

Ndërprerje me furnizim me ujë në disa lagje të Prizrenit pas reshjeve të dendura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të ujit, është shkaktuar turbullim...

`Takimet e Gjeçovit` në Zym të Hasit sot nderojnë figurën e Pjetër Bogdanit me shtatore

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet çdo vit në Zym të Hasit, dita e dytë e aktivitetit u zhvillua...

Lajmet e Fundit