11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Misteri në Suharekë: Guri i Dollocit, ora diellore e ilirëve(Foto)

Në Suharekë, në fshatin Dolloc është një gur shumë i veçantë, mbi afër 1700 metra lartësi dhe ka një histori të pashpjehuar mirë që lidhet me ilirët.

Vendi nga banorët e Komunës së Suharekës, njihet si ‘Te Guri i diellit’, apo siç e quajnë sot Guri i Dollocit. Përveç që ka një pamje shumë të bukur, dhe tërheqëse, për të janë thënë shumë gjëra që saktësisht nuk është saquar asnjëherë.

Sipas studimeve të Sami Pirevës, atje lart ka qenë një qytet ilir, dhe shumë i zhvilluar në epokën e kaluar. Sipas studiuesit Pireva, ky gur nuk është natyror, mendohet se është ndërtuar nga ilirët si orë diellore, dhe ka mbetur ashtu me shekuj.

Nuk dihet diçka më konkrete, përveç këtyre pretendimeve të studiesit, por edhe të banorëve që e konsiderojnë të veçantë këtë gur, dhe shumë të vjetër. /Metro

Image

Image

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Malishevë: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në një objekt banimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, ku një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa...

Lajmet e Fundit