17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

MKRS mbështet Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës

Sot, në kabinetit e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Sipas këtij memorandumi, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 15 mijë euro. Kjo mbështetje financiare bëhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, konkretisht për takimin “Esad Mekuli” i cili do të mbahet në Prishtinë më 17-18 dhjetor 2018 në të cilin do të organizohet sesioni letrar, përurim veprash letrare, akademia poetike dhe vizitë e monumenteve kulturore-artistike. Po ashtu sipas këtij memorandumi, këto mjete financiare do të shërbejnë për organizimin e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” i cili organizohet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës më 9, 10, 11 qershor 2018, festival në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shkrimtarë dhe në kuadër të të cilit do të mbahen aktivitete të ndryshme letrare, dhe për veprimtarinë letrare gjatë vitit 2018 për organizimin e aktiviteteve: 6 orë letrare e përurime në Prishtinë, 3 sesione letrare për krijimtarinë letrare-shqiptare, 6 takime letrare në shkollat fillore e të mesme, 4 takime letrare në Shqipëri dhe aktivitete të përbashkëta në diasporë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se si minister dhe MKRS-ja mbetemi të angazhuar maksimalisht që t’i mbështesim aktivitetet e Lidhjes së Shkrimtarëve te Kosovës.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, u shpreh i kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen dhe punën e tij dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Kurti në Prizren: Me Abrashin kryetar, qyteti punon 365 ditë në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Prizren për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan...

Lajmet e Fundit