Mobilizojnë partizanët, rrezikojnë t’i humbin votuesit

zgjedhjete123Pesë ditët e fushatës për balotazhin e 1 dhjetorit, shënuan ashpërsimin e gjuhës politike që la nën hije një muaj të fushatës paraprake për rrethin e parë të votimeve të mbajtura më 3 nëntor. Akuzat dhe kundërakuzat që përdorën kandidatët dhe subjektet politike në balotazh nëpër disa komuna, nga analistët politik u cilësuan edhe si shkelje e kodit dhe mungesë e kulturës për debat politik.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi subjektet në balotazh që të mos kursejnë mjete, kur është në pyetje fjalori politik, vetëm e vetëm që të diskreditojnë kundërkandidatët. Akuzat dhe fjalori deri diku i vrazhdë politik i fushatës së fundit ishte dukuri si e atyre kandidatëve që po pretendojnë të vazhdojnë qeverisjen edhe për një mandat ashtu edhe e atyre që pretendojnë kreun,shkruan Tribuna.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës, që bën pjesë edhe në rrjetin e organizatave joqeveritare monitoruese të zgjedhjeve, “Demokracia në Veprim”, mendon se ashpërsimi i gjuhës gjatë fushatës, është shkelje e kodit të mirësjelljes dhe shpërfaq mungesën e kulturës për debat politik. Një gjuhë e tillë, sipas tij, është tregues se nuk po zgjidhen mjetet për të ruajtur apo për të ardhur në pushtet. Po ashtu, me sjellje e tilla partitë politike, sipas Ismet Kryeziut, po rrezikojnë që të tensionojnë gjendjen në ditën e balotazhit, më 1 dhjetor

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit