6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Gati për balotazh

policia-e-kosoves-936435Policia e Kosovës, Prokuroria dhe rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim, tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjës së procesit zgjedhor, i cili me 1 dhjetor mbahet në 25 komuna.

Në kuadër të përgatitjes për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë procesit zgjedhor, Policia e Kosovës me kohë ka hartuar dhe ka shpërndarë planin operativ policor “Balotazhi, rivotimi, 1 dhjetor 2013”. Sipas këtij plani, janë të caktuara detyrat dhe angazhimet policore për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit. Zëdhënësi i PK-së, Brahim Sadriu thotë se edhe kësaj radhe, do të jenë në koordinim të ngushtë me institucionet tjera relevante, për ofrimin e sigurisë për secilin qytetar, që të shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar.

Lidhur me balotazhin që do të mbahet me 1 dhjetor të këtij viti, PK veç i ka finalizuar përgatitjet e saj me kohë, sa i përket detyra që veç bien në domenin e punës policore. Drejtoria e përgjithshme me kohë e ka lëshuar urdhrin operativ, për të gjitha drejtoritë rajonale dhe stacionet policore, për përgatitjet e planeve specifike, sa i përket menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj dite. Janë bërë po ashtu përgatitjet lidhur me mbështetjen me staf, të gjithë atyre drejtorive rajonale, që kanë më shumë angazhime gjatë 1 dhjetorit, tha Sadriu.

Ndërsa sa i përket pjesës veriore të vendit, ai thotë se për shkak të specifikave në atë territor, PK janë në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. Por sipas tij PK është e përgatitur të reagojë në çfarë do rasti që mund të paraqitet atje.

Edhe aty sikurse dhe në pjesë tjera janë bërë përgatitjet. Për shkak të specifikave atje, do të jemi në koordinim të ngushtë veç janë kryer pjesa e organizimit me EULEX-in dhe KFOR-in. Kështu që nuk presim që të kemi ndonjë problem në atë pjesë sikurse dhe në pjesët tjera. Por në çdo rast, ne jemi përgatitur që të reagojmë, gjithmonë në kompetencat dhe autorizimet që na jep ligji, për ruajtjen e sigurisë dhe për zbatimin e ligjit në tërësi, pohoi ai.
Edhe kryeprokurori i vendit Ismet Kabashi, ka pohuar se prokurori i shtetit do të jetë edhe më i mobilizuar për balotazh dhe se adresa e vetme dhe më e rëndësishme, për paraqitjen e ndonjë parregullsie, mbetet Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Prokuroria e shtetit për balotazh do të jetë i mobilizuar edhe më tepër se që ishte gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është një prokuror i zyrës së kryeprokurorit të shtetit, për të koordinuar punën e asaj prokurorie. Ndërsa në ditën e votimit në të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës, përveç prokurorëve të atyre prokurorive, do të jetë kujdestar edhe nga një prokuror i prokurorisë të apelit. Ndërsa edhe në Mitrovicë, një prokuror i zyrës së kryeprokurorit të shtetit, tha ai.

Ndërsa Shqipe Pantina nga rrjeti i OJQ-ve, Demokracia në Veprim, thotë se do ta monitorojnë tërë procesin zgjedhor me 1500 vëzhgues.

Në zgjedhjet e një dhjetorit, DV po ashtu do të monitoroj gjithë procesin me rreth 1500 vëzhgues të cilët do të jenë të dislokuar në 25 komunat, ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh dhe në 7 komunat më të mëdha, e që janë Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Gjakova dhe Peja. Ne do të dalim me rezultate preliminare. U bëjmë thirrje partive politike edhe njëherë që ta ruajnë qetësinë dhe të mos vazhdojnë me këtë gjuhë dhe fjalor të ashpërsuar dhe qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje me 1 dhjetor, tha ajo.

Edhe ENEMO, ka paraqitur planin e vëzhgimit, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Me 28 nëntor 2013, në Prishtinë kanë arritur vëzhguesit afatshkurtë. Ata kanë marrë udhëzime mbi ambientin politik, specifikat e procesit zgjedhor, kodin e mirësjelljes së vëzhguesve, legjislacionin e zgjedhjeve dhe aspekte të tjera të rëndësishme për procesin e vëzhgimit. ENEMO, po ashtu njofton se në ditën e zgjedhjeve, do të ketë 28 vëzhgues të ndarë në 14 ekipe afatshkurta të vëzhgimit, të cilat do të vëzhgojnë hapjen e vendvotimeve, gjendjen gjatë votimit në vendvotime, ambientin rreth vendvotimeve dhe numërimin e votave. Për më tepër, vëzhguesit e ENEMO-s, do të përcjellin bartjen e materialeve nga vendvotimet tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe sjelljen e KKZ-ve. /Kosovapress/

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit