-0.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Modriqi i palodhshëm, i gatshëm për Kupën e fundit të Botës

Luka Modriq do të ketë një kampanjë të fundit në Kupën e Botës në tentim për ta dërguar Kroacinë te titulli i madh.

Mesfushori 37-vjeçar do ta udhëheqë Kroacinë ndaj Marokut, të mërkurën, prej orës 11:00. Finalistja e Botërorit të kaluar, Kroacia, pret që lehtë ta kalojë këtë pengesë. Më pas takohet me Kanadanë, para derbit të madh me Belgjikën e Kevin de Bruynes.

Katër vjet më parë Modriqi punoi pa ndalur dhe u shpërblye për këtë me çmimin e lojtarit më të mirë. Kroacia në finale ishte mposhtur 4:2 nga Franca.

Vetëm pesë prej lojtarëve që startuan në finalen e vitit 2018 janë në përfaqësuesen e Kroacisë. Selektori Zlatko Daliq ka rindërtuar ekipin. Por Modriqi mbetet figura kryesore e kroatëve. Ai është në qendër të çdo gjëje që bën Kroacia. Madje vlerësohet më i rëndësishëm për Kroacinë se Lionel Messi për Argjentinën dhe Cristiano Ronaldo për Portugalinë.

Lojtari i Real Madridit ka konfirmuar se ky është Botërori i fundit për të.

Do të jetë një ndeshje e hershme ndaj marokenëve në Al Khor, ndërsa temperatura pritet të jetë deri 30 gradë celsius. Nxehtësia nuk pritet të jetë çështje në ndeshje për shkak të sistemit të ftohjes në stadiumet në Katar.

“Kushtet këtu janë më të mira se që kam pritur”, ka thënë sulmuesi i Kroacisë, Andrej Kramariq. “Marrë për bazë ajrin e kondicionuar në stadiume, në ndeshje mund të jetë edhe ftohtë”.

Temperatura tashmë është ulur shumë në kampin e Marokut, pas përplasjeve të ish-selektorit Vahid Halilhoxhiq me lojtarin e Cheseat, Hakim Ziyech. Kjo bëri që Ziyech të largohet nga përfaqësuesja, pasi u akuzua nga Halilhoxhiqi për mungesë përkushtimi.

Por Halilhoxhiq u shkarkua ndonëse e kualifikoi Marokun në Botëror. Ai u zëvendësua nga Walid Regragui, që menjëherë ftoi Ziyechin. Ylli i Marokut shënoi gol nga fusha e tij në miqësoren e fundit.

Ndryshimi i trajnerit ndodhi në fund të gushtit. Regragui, që nuk ka punuar si trajner në nivele ndërkombëtare më herët, kishte vetëm dy muaj. Edhe para ndryshimit të trajnerit Maroku pritej që të kishte telashe në Botëror, sidomos me Kroacinë dhe Belgjikën.

Maroku vetëm një herë ka kaluar grupin në Botëror. Kjo ndodhi në vitin 1986. Një sukses i tillë këtë herë do të vlerësohej shumë i madh për marokenët.

 

Më Shumë

“Mërgimtarët nuk po munden me besu”: Kryetari i Suharekës flet për problemet me rrymë

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, është deklaruar për problemet e rrymës. Ai ka shtuar edhe se, shumë qytetarë e kanë telefonuar në mënyrë që ky...

“Ekoregjioni” bën thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala ka bërë thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave...

Lajmet e Fundit