8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Mogherini nis takimin me dy delegacionet

Mogherini-Mustafa-VucicShefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, është duke e vazhduar takimin në Bruksel me të dyja delegacionet, atë të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi në Bruksel, në nivel kryeministrash ka nisur sonte rreth orës 21:00 dhe palët kanë paralajmëruar një natë të gjatë diskutimesh. Delegacioni i Kosovës ka paralajmëruar se do të insistoj që në këtë takim të bisedohet edhe për kodin telefonik.

Para takimit të përbashkët, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka takuar ndaras delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në Bruksel, Mogherini ka shfaqur shpresën për rezultate pozitive nga ky takim.

Më Shumë

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit. Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë...

Lajmet e Fundit