7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Mogherini: Themelimi i Speciales, hap jetik

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mirëpritur miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj, thuhet se aprovimi i amendamenteve kushtetuese dhe ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special në Kuvendin e Kosovës është hap jetik në ofrimin e kornizës së domosdoshme ligjore për adresimin e pretendimeve të rënda që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, si dhe zotimet e theksuara në letërkëmbimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2014.

“Duke kuptuar që ky hap i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk ishte i lehtë, ai është shenjë e përgjegjësisë dhe vendosmërisë për të nxjerrë të vërtetën dhe për të marrë vendime që janë në harmoni me rrugën evropiane të Kosovës. BE-ja është e përkushtuar në ofrimin e asistencës në këtë proces dhe për të vazhduar punën me palët e përfshira për të përfunduar procesin e krijimit të mekanizmave të nevojshëm ligjor në mënyrë që të mund të mbahen procese gjyqësore të pavarura dhe të drejta në një të afërme”, është thënë në deklaratën e Mogherinit.

Më Shumë

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë ndaj gruas, lëndohen dy policë gjatë intervenimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë arrestimit i...

Lajmet e Fundit