Mos e qaj nënëloke djalin

Refki RESHITAJ:

Mos e qaj Nënëloke djalin,
Mos qaj trimin luftëtarin.
Ai ra në fushë t’ mejdanit,
Duke i dalur zot vatanit !

Jo, s’po e qaj, s’ jam nënëshkreta.
Për këtë ditë përkunda djepa.
Veç një brengë n’zemër e kam,
S’pata djalë tjetër me u dhanë !

Jo, nënëloke,thanë luftëtarët.
Djemë për ty janë t’gjithë shqiptarët.
Të gjithë ata që sot u vranë
Tërë Kosovën nënë e kanë !

Të gjithë ata që duan lirinë’
Nënat i kanë n’ gjithë Shqiptarinë !
E sheh sot sa shumë t’kem ardhë,
Për djalë tuajin jem krenarë !

U prek nëna nga këto fjalë
Iu ngri loti në qepallë.
Lamtumirë, o bir i lokës
T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Kliko videon

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit