21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Mourinho vihet pas këtij futbollisti

Mesfushori turk Cengiz Under pritet që edicionin e ardhshëm të luajë në Premier League, te skuadra e Tottenhamit.

“Goal.com” ka raportuar se Tottenhami i ka ofruar Romës 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Underit në verën e këtij viti.

Under, 22-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, që e sheh si zëvendësim për Christian Eriksenin, i cili muajin e shkuar iu bashkua Interit.Under këtë edicion nuk ka pasur minutazhë të madhe te Roma dhe pritet të largohet në fund të edicionit, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2023.Ai deri më tash, ka shënuar dy gola në 17 paraqitje për Romën në të gjitha garat.

Under ka edhe 20 ndeshje e gjashtë gola të realizuar me Përfaqësuesen e Turqisë.

Më Shumë

Vrasja e tre civilëve gjatë luftës në Prizren, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviqin, i akuzuar për krime lufte në Kosovë. Sipas aktakuzës,...

Vdes një person në Prizren, ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajmet e Fundit