15.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

MPJ-ja ul çmimet për shërbimet konsullore, përfitojnë mërgimtarët

Ministria-jashtmePritjeve gjata, të qytetarëve shqiptarë në diasporë, për t’u pajisur me dokumente personale po u vjen fundi.

Kjo për faktin se Ministria e Jashtme ka marrë vendimin, për lehtësi procedurash në marrjen e një dokumenti të Republikës së Kosovës, raporton KTV.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka marrë vendimin për uljen e të gjitha tarifave për shërbimet konsullore si edhe përshpejtim të procedurave për pajisje me dokumente personale të Republikës së Kosovës, për gjithë qytetarët kosovarë që jetojnë në diasporë

“Ne kemi punuar intensivisht që ta reformojmë sistemin e shërbimeve konsullore dhe në këtë drejtim, kemi marrë vendim që të ulen shpenzimet, të ulen taksat sa i takon shërbimeve konsullore, dhe ulja do të jetë rreth 40%. Së dyti, të shkurtohen procedurat e lëshimit të dokumenteve të ndryshme”, ka thënë Hoxhaj.

Shërbimi në fjalë do të mund të jetë i realizueshëm në pjesën e dytë të muajit maj 2014 në të gjitha misionet konsullore.

Brenda vitit shtetasit kosovarë, të diasporës, do të kenë mundësi që në misione konsullore të pajisen me të gjitha dokumentet e gjendjes civile dhe çdo shtetas, do të realizojë shërbime sikurse në çdo komunë të Kosovës.
Në paketën, e cila nga fillimi i majit pritet ta promovoj, Ministria e Jashtme përfshihen edhe ulje të çmimeve për çfarëdo dokumenti të Kosovës.

Kështu, nëse një qytetar i Kosovës aplikon për një pasaportë për herë të parë, ai do të paguajë 50 euro, ndërkaq që më herët për po të njëjtin dokument, pagesa kishte qenë 80 euro.

Po ashtu letërnjoftimi pas humbjes,dëmtimit, ripërtëritjes, skadimit do të kushtojë 20 €, ndërkaq më parë është paguar 40 € etj.

Por ka dokumente çmimi i të cilave nuk ka ndryshuar siç është pajisje me letërnjoftim për herë të parë, i cili ashtu si më parë edhe tashti kushton 40 euro.

Nga viti 2011 e deri në fund të vitit 2013 në misionet konsullore janë lëshuar gjithsej 65 mijë 551 dokumente personale.

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit