6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

MPMS kërkon falje për gabimin teknik me SMS për 130 euro

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar gjithë qytetarët se gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit për masën 15 (130 euro), ka ndodhur një gabim teknik, ku një numri të përfituesve, me datë 11.08.2020, iu është dërguar gabimisht një SMS i cili nuk dedikohej për ta.

Të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi teknik, njofton Klan Kosova.

MPMS tha se për çdo paqartësi apo ankesë eventuale, palët mund të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jetojnë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si institucion bartës i procesit të zbatimit të Masës 15, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë lëshim i cili mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te pranuesit e SMS-it në fjalë”, thuhet në sqarimin e këtij rasti.

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit