“Muaji i mjaltit” vjen artistikisht në Prizren

Teatri Profesionist i Prizrenit, ka disa javë që ka filluar provat dhe po punon intenzivisht për realizimin e komedisë “Muaji i mjaltit” të autorit Osman Goranci. Regjinë e kësajë komedie është duke e bërë regjisori Ben Apolloni, kurse udhëheqës i projektit është Fetah Paçarizi.

Shfaqja rrëfen për një çift të sapomartuarësh që shkojnë në muajin e mjaltit por nga momenti që futen në hotelin që e kishin prenotuar muaj më parë, fillojnë telashet, fillojnë hallet e çiftit dhe duket se ëndrra e tyre për muajin e ëmbël të mjaltit fillon të idhëtohet. Komedia është e mbushur përplotë situata, karaktere e batuta komike.

Në shfaqje luajnë aktorët: Muhamed Arifi, Alban Cela, Florentina Ademi, Zana Duraku,Valmira Hoti, Albulena Bardhi dhe Enis Meta.

“Muaji i mjaltit” është premiera e dytë e sezonit teatror pranveror e Teatrit Porfesionist të Prizrenit, e cila pritet që para publikut të shfaqet në fillim të muajit qershor. /KultPlus.com/

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit