13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Muharremaj: Qytetari i Suharekës u infektua me COVID-19 në Malishevë

Ditë më parë i prekuri i vetëm nga Suhareka me coronavirus ishte shëruar plotësisht duke larguar këtë komunë nga lista e atyre që kanë persona të prekur me coronavirus.

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot edhe një qytetar tjetër nga kjo komunë rezulton i prekur nga coronavirusi.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë për RTV Dukagjinin se qytetari i prekur së fundmi është rast kontakti dhe jo rast i ri.

“I kemi edhe tetë anëtarë të kësaj familje që duhet të kryejnë testet. E kemi edhe një familje tjetër të dyshuar që kanë pasur kontakte me personin e rezultuar së fundmi me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muharremaj thotë se në bazë të informacioneve personi i prekur me coronavirus ka mbetur në Banjë të Malishevës nga ku edhe mendohet se ka marrë coronavirusin.

Sipas Muharremajt i prekuri nga Suhareka ka lidhje familjare me një familje nga Banja e Malishevës.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë se është në të mirën e tyre te respektojnë udhëzimet e institucioneve dhe të mos bëjnë vizita të ndërsjella te familjarët”, tha ndër të tjera Bali Muharremaj./Telegrafi/

Më Shumë

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Delirium

Lajmet e Fundit