15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Muharremaj u bën thirrje qytetarëve të Suharekës të mos përdorin armë gjatë ahengjeve familjare

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit regjional të policisë nga Prizreni, me drejtorin rajonal kolonel Faton Alija dhe nga stafi nënkolonel Musli Kololli dhe toger Shaban Osmanollaj.

Muharremaj ka bërë më dije se është informuar se janë shtuar masat e sigurisë dhe sipas statistikave ka rënie të dukurive negative.

“Kam ofruar bashkëpunim në kuadër të suazave ligjore, si në mbrojtjen e pyjeve, lirimin e parkingjeve dhe të hapësirave publike. Po ashtu, jam njoftuar se ka masa të sigurisë edhe në ahengje familjare, të cilat janë të shumta në këtë sezon, dhe apelohet që qytetarët të mos përdorin armët gjatë festave. I ftoj të gjithë që të respektohet rendi dhe ligji. Bashkë mund ta bëjmë vendin tonë më të sigurt”, ka thënë kryetari Muharremaj pas takimit.

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Lajmet e Fundit