Prizren/ Dyzet ditë paraburgim për shtetasin e Shqipërisë për vjedhje në Austri

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale K.F. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në territorin e Austrisë, vepër kjo e paraparë edhe me KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 30.07.2019 nga ora 15:35 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 07.09.2019.

Sepse ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, e kryer në territorin e Austrisë, e cila vepër penale është parapara edhe sipas KPRK-së, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe atë nga kërkesa e Interpolit-urdhër arrest i vlefshëm deri më datën 08.08.2021 për arrestimin e të kërkuarit, me kërkesë për ekstradim pranë autoriteteve të Austrisë.

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit