20.9 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Muja dorëzohet përballë shantazheve të AAK-së

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është dorëzuar përballë shantazheve të partisë në koalicion, AAK-së.  Ai është pajtuar që të punësohen pa konkurs militantët e AAK-së.

“PrizrenPress” muajn e kaluar kishte raportuar se zyrtarët e AAK-së e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për vitin 2015-2017 -të, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre. Ky kushtëzim e ka detyruar kryetarin Muja që të dorëzohet përballë shantazhit të AAK-së.
Fillimisht ai është detyruar ta punësojë asamblistin e AAK-së, Bujar Nerjovajn, si mësimdhënës në shkollën “Pjetër Budi” në Lugishtë të Hasit. Punësimi i Nerjovajt është bërë vetëm një ditë para votimit të buxhetit komunal për vitin 2015-2017-të. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se AAK-ja, pas punësimit të Nerjovajt, ka kërkuar nga Ramadan Muja që të punësohen edhe disa militantë të tyre.E ‘çerdhen’ e punësimit ata e kanë gjetur në Drejtorinë e Arsimit.

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku në një hulumtim, ka arritë të zbulojë punësimet që AAK-ja i ka bërë nëpër shkollat e Prizrenit. Sipas saj, të gjitha këto punësime janë bërë pa konkurs.

“Drejtori i Administratës Ilir Baldedaj, punësoi të shoqen e vetë si sekretare në shkollën “Ibrahim Fehmiu” pa kurrfarë konkursi”, tregon Millaku.

“Pa konkurs edhe në shkollën “Abdyl Frashëri” është zgjedhur sekretari i kësaj shkolle duke e trashëguar këtë post si në monarki nga babi i vetë, i cli pas pensionimit e solli të birin në krye të detyrës që ushtronte më parë”.

“Por kësilloj privilegjesh në arsim u bënë edhe për ish-koordinatorin e arsimit Shukri Çuni, i cili pasi i fitoi votat për asamble komunale, nuk iu lejua që t’i mbaj dy poste, atëherë e rehatuan në shkollën e mesme “Remzi Ademaj“ kuptohet, pa konkurs. Pa konkurse u punësuan edhe dy mësimdhënëse në shkollën e mjekësisë” Luciano Matroni” në lëndën e letërsisë shqipe”.

Një burim brenda Komunës së Prizrenit me kusht anonimiteti ka treguar për ‘PrizrenPress”, se kryetari Ramadan Muja është pajtuar që AAK të punësojë militantët e vetë, pasi që një gjë e tillë ishte edhe pjesë e marrëveshjes së koalicionit në mes PDK-së dhe AAK-së.
“ Zyrtarët e AAK-së kanë kërkuar që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar me PDK-në gjatë balotazhit të Mujës me Eqrem Kryeziun”, tregon burimi.

AAK në Prizren nuk është hera e parë që ka kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Muja.
Kryetari i Degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi në zgjedhjet nacionale pat kërcënuar PDK-në, se do të dalë nga koalicioni nëse vazhdon t’ia marrë nëndegët nëpër fshatra. Ky kërcënim është përsëritur nga Kabashi edhe pas zgjedhjeve nacionale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zjarret përfshijnë disa zona në Prizren për shkak të temperaturave ekstreme

Prizreni, Lubizhda dhe Korisha janë përfshirë nga zjarri për shkak të temperaturave të larta. Raportohet se disa kafshë kanë ngordhur si pasojë e situatës...

Mot përvëlues, temperaturat deri në 39 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin reshje të...

Lajmet e Fundit