13.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

Muja kërkon votëbesim edhe në Krajk të Hasit

Tubimi ne Krajk22Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, votën e 3 nëntorit e ka kërkuar edhe në fshatin Krajk të Hasit . Ai iu ka bërë thirrje banorëve të Hasit që të mos hamendën për të votuar PDK-në. “Vota për PDK-në është votë për ardhmërinë dhe nuk do të jeni të zhgënjyer”.

Muja tha se në dy mandatet sa PDK-ja ishte në pushtet, Komuna e Prizrenit, ka
investuar në çdo vendbanim. “Nuk jemi nisur nga parimi politik, prandaj ju premtoj se as në të ardhmen nuk do të ndikohemi nga bindjet politike, por nga nevojat e qytetarëve dhe për këtë besoj se kemi dëshmuar”, premtoi Muja.

Kandidati për Asamblenë Komunale nga PDK-ja, Gëzim Duraj tha ndërkaq se
më ndihmën e kryetarit Muja janë përmbushur pothuaj të gjitha premtimet .

“Muja i ka përmbushur të gjitha premtimet e dhëna për Hasin, përveç ndërtimit të urës mbi lumin Drini i Bardhë, projekt ky që do të realizohet në mandatin e ardshëm, pas 3 nëntorit”, tha Duraj.

Kandidati tjetër i PDK-së nga Hasi, Halil Cikaj, premtoi se nëse hasjanët e votojnë PDK-në, do të angazhohet për përmisimon e shërbimëve shëndetësore. “Do të angazhohem për një mirëqenie sociale dhe për një cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore”, premtoi Cikaj.Edhe kandidati Shukri Çunaj ka premtuar se do të angazhohet edhe në të ardhmen për realizimin e të gjitha kërkesave të banorëve hasjanë./PrizrenPress.com/

 

Dioqeza Rashkë-Prizren: Armët u gjetën në oborr, nuk pati viktima brenda mureve të manastirit të Banjskës

Peshkopi Teodosije sot pasdite ka vizituar Manastirin e Banjskës, për t’u njoftuar për ngjarjet që kanë ndodhur në dhe rreth manastirit dje dhe sot. “Gjatë...

Komuna e Malishevës e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Sot eshtë mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Komunal të Regjistrimit të Popollsisë në Komunën e Malishevës, që kryesohet nga kryetari i Komunës, z....

Lajmet e Fundit