Muja uron myftiun e BI-së në Prizren

RamadanMuja-kryetariKryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së Bajramit të madh.

“Festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë të gjithëve, në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Lumturia e mira dhe harmonia, të jenë primare në jetën tuaj.

Dituria të jetë burim i jetës.

Dashuria, sakrifica dhe respekti të jenë freskim i shpirtit dhe shoqërues yni përgjithmonë.

Uroj që kjo festë, të na bashkojë të gjithëve fuqishëm, të jemi sa më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë, të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja.

Urime dhe gëzuar Bajrami qytetarë të komunës sonë”, uron kryetari i Prizrenit, Muja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit