Mungon i akuzuari, dështon seanca për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar për vrasje të rëndë të viktimës Mendim Kurtishaj, në maj të këtij viti.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Albert Ademaj, për të cilin oficieri i njësitit për transport në Qendrën e Paraburgimit në Prizren Isuf Sallahu, tha se ka probleme shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi njoftoi se seanca e radhës do  të mbahet me 17.12.2020 në ora 10:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me 30.10.2020, Orhan Ademaj dhe  Albert Ademaj, akuzohen se të me 01.05.2020 rreth orës 14:30 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin Mendim Kurtishaj.

Tutje sipas aktaluzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III” , të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin Mendim Kurtishaj, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës, ku vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njejti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë” gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit të cilët kanë qenë në veturën e tyre dhe kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri ” në Prizren e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë për skaj rruge ku është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën pas së cilës i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit Mendim dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit , pas së cilës me të shpejtë kthehet në automje dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardh auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren , me ç’rast është vërtetuar se i njejti në emergjencë ka arritur pa shenja jete , sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 01.05.2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se  në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  “Vrasja e rëndë”./BetimipërDrejtësi.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit