31.4 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Munishi: Kosova ka nevojë të përkrahet

Më 5 shtator, Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë kualifikimet për Kampionatin Botëror ”Rusia 2018”, ku gjendet në grupin I. Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në gupi G.

Mirëpo, gjatë muajit gusht disa nga futbollistët që kanë luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, i janë bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, si Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Sinan Bytyçi e Amir Rrahmani, të cilët janë mirëpritur në Kosovë, por janë kritikuar nga disa në Shqipëri për asye se e kanë e braktisur kombëtaren.

Të njëjtën gjë, e kanë bërë edhe futbollistë të tjerë nga shtete të tjera europiane si Arbër Zeneli, Valon Berisha e Ardian Ismajli, të cilët e kanë zgjedhur Kosovën. E së fundi, Kosovës i është bashkuar edhe Besart Berisha që aktivizohet në futbollin australian.

Ndërkohë, mos ardhja e disa futbollistëve si Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Shani Tarashaj e Adnan Januzaj për t’iu bashkuar Kosovës, ka shkaktuar mjaft diskutime e debate si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri e më gjerë për mos përfaqësimin e vendit të lindjes.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, trajneri i kosovar, Ismet Munishi, ka thënë se të gjithë duhet të vijnë të luajnë për Kosovën, por që nuk bën të dëmtohet Kombëtarja e Shqipërisë.

”Duhet të gjithë të vijnë të luajnë për Kosovën, por nuk bën të dëmtohet Kombëtarja Shqiptare. Mirëpo, kombëtaret e tjera nuk më intereson a dëmtohen, duhet të kemi ndjenja më të forta për Kosovën të gjithë pa përjashtim. Kosova ka nevojë të përkrahet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse jemi shtet i ri dhe kemi heq të zinjtë e ullirit derisa e kemi bërë këtë shtet”, ka thënë Munishi për Gazetën Fjala.

Në intervistën për Gazetën Fjala, Munishi flet edhe për Superligën e Kosovës, për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në një trup të vetëm, për akademinë që e ka hapur për të zbuluar talentët e rinj, si dhe për sukseset e ekipeve kosovare në garat ndërkombëtare.

Gazeta Fjala: Kemi parë ditëve të fundit disa lëvizje të futbollistëve kosovarë nga Shqipëria drejt Kosovës, si dhe po supozohet që të tjerë nga disa shtete të tjera europiane mund ta zgjedhin Kosovën, si e shihni këtë zgjedhje të tyre?

Ismet Munishi: Duhet të gjithë të vijnë të luajnë për Kosovën, por nuk bën të dëmtohet Kombëtarja Shqiptare. Mirëpo, kombëtaret e tjera nuk më intereson a dëmtohen, duhet të kemi ndjenja më të forta për Kosovën të gjithë pa përjashtim. Kosova ka nevojë të përkrahet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse jemi shtet i ri dhe kemi heq të zinjtë e ullirit derisa e kemi bërë këtë shtet.

Gazeta Fjala: Kemi parë disa shkrime dhe kritika nga ana e personaliteteve të ngritura në pozitë që i kanë kritikuar dhe ofenduar futbollistët që e kanë zgjedhur Kosovën, si e shihni këtë mendim apo vlerësim nga ana e tyre?

Ismet Munishi: Të papjekur si akte, të stimuluar nga kush e di kush, ndoshta edhe antipatriotik. Ne, duhet të jemi bashkë, por ta pranojmë realitetin e ri dhe integrimet e dy vendeve, jo një bashkim klasik sikur ai që e kemi imagjinuar në mënyrë folklorike. Më vonë kur të krijohen kushtet dhe kur të jemi një klasë politike si Kosova dhe si Shqipëria, mendjehapur dhe prosperuese, pse jo.

Gazeta Fjala: Si e shihni Shqipërinë dhe Kosovën në një të ardhme të afërt, apo duhet ta shqyrtojnë mundësinë që të bashkohen në një trup të vetëm?

Ismet Munishi: Ne vetëm jemi duke u bashkuar, por nuk e verejmë këtë. Kurrë s’kemi qenë më të bashkuar ne shqiptarët. Një ditë do të ndodhë. Besoj fuqishëm.

Gazeta Fjala: Mendoni se do të kenë më shumë minutazh futbollistët e Superligës vendore në formacionin e Kosovës, duke marrë parasysh minutazhen e vogël në miqësoret e fundit?

Ismet Munishi: Konkurrenca do të jetë shumë e fortë. Selektori e ka lëshuar rastin t’i promovoj lojtarët vendor dhe ligën e Kosovës.

Gazeta Fjala: Si e shihni Superligën këtë edicion, kush është favorit sipas jush dhe a është duke shkuar Superliga drejt rritjes së cilësisë?

Ismet Munishi: Favorite janë Prishtina Besa dhe Feronikeli. Kemi rritje të cilësisë, sidomos këtë edicion do të kemi kampionat interesant dhe kualitativ. Besa dhe Prishtina më kanë lënë shumë përshtypje.

Gazeta Fjala: Cilën pengesë e shihni si pikën kyçe që po ndikon negativisht tek futbollistët kosovarë, pagat e ulta, kushtet infrastrukturore apo diçka tjetër?

Ismet Munishi: Shteti i dobët dhe ekonomia e dobët. Gjithashtu, edhe gjendja jo e mirë financiare e klubeve dhe infrastruktura shumë e dobët.

Gazeta Fjala: Hera-herës po ka incidente në futbollin kosovar, a mendoni se duhet të bëjë më shumë FFK-ja për t’i anashkaluar këto incidente?

Ismet Munishi: Nuk kemi incidente, tashmë ato janë minimale.

Gazeta Fjala: Keni hapur akademinë për talentët e rinj, si janë duke shkuar punët në akademi dhe cili është qëllimi kryesor?

Ismet Munishi: Po jemi duke pranuar anëtarët e rinj në akademi, puna po shkon shumë mirë. Jam koncentruar shumë në akademi dhe pavarësisht se a do ta marrë ndonjë skuadër, gjithmonë do të punoj edhe me të rinjtë. Qëllimi është zbulimi dhe puna me talentët e rinj.

Gazeta Fjala: Sa do të mund të kenë suksese ekipet kosovare në garat ndërkombëtare si Liga e Kampionëve apo Europa Ligë?

Ismet Munishi: Në fillim nuk do të kemi suksese të mëdha, por më vonë ndoshta do të mvaret, se klubet tona do të ecin përpara me organizim.

Më Shumë

Aksident i rëndë trafiku në Grazhdanik të Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala”, në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, ku janë përfshirë...

AP për ndeshjen Shqipëri–Serbi: Përballje që s’është veç për tri pikë

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të luhet nesër, e...

Lajmet e Fundit