7.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Mushkolaj: Vetëvendosje gabon nëse rikandidon Haskukën

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më shumë komuna.

Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pozicionin e subjekteve politike në zgjedhje.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se do të jetë garë interesante në shumicën e komunave.

“Për mua në Skenderaj do të jetë garë interesante mes Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut. Nëse Jasharin e mbështetë LVV-ja do të jetë garë shumë interesante. Kujtojmë herën e fundit Jashari ka pasur mbështetjen e PDK-së…Unë e shoh shumë të vështirë që LDK-ja të fitojë Prishtinën duke u bazuar në rezultatet e 14 shkurtit por edhe mënyrën se si është prezantuar kandidati Përparim Rama. Në Prizren LVV gabon nëse rikandidon Haskukën. Presë garë të fortë LVV-PDK. Në Ferizaj duket se Aliu ka bërë punë të mirë por nuk e dimë se kë do ta kandidojë LVV. Në Gjakovë nëse bisedon me njerëz ata janë të kënaqur me qeverisjen e zotit Gjini. Por nëse garon zonja Kusari do të jetë tjetër situatë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Më Shumë

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë,...

Lajmet e Fundit