17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Musliu: Në Beograd kërkova njohjen e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga deputetët serbë, që Serbia edhe de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kërkova nga deputetët serbë mos t’i mashtrojnë qytetarët e tyre, por t’u tregojnë atyre që Kosova është shtet”, ka thënë Musliu për ‘Epokën e re’.

Ajo ka bërë me dije se në muajin qershor një delegacion i Kuvendit të Serbisë pritet ta vizitojë Kosovën.

Ndërsa, duke folur për veshjen e saj kuq e zi dhe bartjen e simbolit të Republikës së Kosovës në Beograd, Musliu ka thënë se ka pasur dy simbolika: e para, se është shqiptare, dhe e dyta, sipas saj, për t’i treguar Serbisë se përfaqëson shtetin e Kosovës.

Më Shumë

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Delirium

Lajmet e Fundit