Mustafa e quan “glacitje zogjësh” aksionin e VV-së me vezë

Kryeministri Isa Mustafa e ka krahasuar me glacitje zogjësh aksionin e mbrëmshëm të Vetëvendosjes, kur makina e tij u gjuajt me vezë derisa po shkonte për intervistë në televizionin publik.

Duke ironizuar me aksionin e mbrëmshëm të aktivistëve të VV-së, përmes një postimi në Facebook, Mustrafa ka thënë se këtë aksion e bënë ata që marrin rrogë prej Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut.

“Mbrëmë deri sa shkoja në intervistë në RTK dëgjova një krismë në makinë, por mendova qe ishte jashtëqitje (glacitje ) e zogjve. Më paskan gjuajtur me vezë njerëzit që marrin rrogë te Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu. Pasi nuk po punojnë asgjë tjetër për qytetarët, le të thyejnë vo. Shpresoj se nuk i qojnë poshtë, kur ti thyejnë ua japin punëdhënësve të tyre me i ngrënë”, ka shkruar Mustafa.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit