Mustafa paralajmëron dorëzimin përballë Listës “Srpska”, për FAK-un!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se Koalicioni qeverisës PDK-LDK, së bashku me partnerët e tjerë po punon në transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Unë dhe z. Thaçi kemi vlerësuar se nuk ka arsye të prolongohet transformimi i FSK-së dhe që ky transformim të varet nga vullneti i një subjekti politik. FSK është forcë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Me veprimet dhe aksionet e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë treguar përkushtim në të gjitha situatat emergjente dhe rreziqet në çdo pjesë të vendit tonë dhe për çdo njeri. Janë treguar shembull në misionet humanitare’, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Sipas tij në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e tranformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK do të merr të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK.
“Ndërkaq do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së”, ka theksuar ai/PrizrenPress.com/

Më Shumë

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit