5.6 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Mustafa enigmë, koalicioni me PDK-në “salto mortale”

isa mustafa 3Diplomatët evropianë mbeten të habitur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë. Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë prejse LDK-ja ishte bërë anëtare e asociuar e EPP-së.

Por edhe në këto takime pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.

Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin edhe rrethanat e brendshme në Kosovë për vite, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit me PDK-në.

“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai edhe ashtu nuk ka ndonjë të ardhme politike më. Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, tha një diplomat i lartë evropian.

Më Shumë

Guxo në Prizren prezanton dy kandidatët për listën e përbashkët me LVV-në

Partia Guxo në Prizren ka njoftuar sot se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të garojë në listë të përbashkët me Lëvizjen...

Bashkimi në krizë lëndimesh, kapiteni Bunjaku mungon një muaj

Bashkimi po përballet me një situatë të vështirë pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë goditur katër lojtarë të ekipit, duke ndikuar dukshëm në paraqitjet...

Lajmet e Fundit