6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Mustafa u frikësua nga mungesa e mbështetjes

isa mustafa 3Janë disa arsye që kishin shtyrë rritjen e trysnive ndërkombëtare javët e fundit që rezultuan me prishjen e bllokut VLAN dhe formimin e koalicionit të madh, PDK-LDK. Burime të gazetës Tribuna i kanë veçuar disa momente si kyçe për formimin e këtij koalicioni. Kurse momenti kryesor, konsiderohet bindja e Isa Mustafës se ai do ta kishte në pikëpyetje mbështetjen si kryeministër me partitë e VLAN-it, nëse brenda qeverisë nuk do të ishte Lista Serbe, si dhe nëse e njëjta qeveri do t’i miratonte si qasje programore parimet e Vetëvendosjes për dialogun me Serbinë dhe rishikimin e marrëveshjeve të arritura.

Ndërkaq, një qeveri që do të përbëhej nga PDK-ja dhe LDK-ja, për faktorin ndërkombëtar kishte nënkuptuar vazhdimin e angazhimeve të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, me theks të veçantë në krijimin e shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe e deri te përcaktimi i për miratimin e bazës së nevojshme ligjore për sanksionimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftat jashtë vendit.

Duke i bërë krahasime një qeverie që do të themelohej nga VLAN dhe qeverisë PDK-LDK, këto burime theksojnë se e para, nuk garantonte gjithpërfshirjen dhe as vazhdimin e zbatimit të obligimeve ndërkombëtare që i ka marrë përsipër shteti i Kosovës/tribuna/

Më Shumë

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit