17.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Afër finalizimit

QeveriaKosoves-objektiGrupet punuese të PDK-së dhe LDK-së janë duke punuar në ndarjen e dikastereve, por edhe në harmonizimin e programit, sipas të cilit, do të qeveriset vendi në 4 vjeçarin e ardhshëm. Anëtarë të këtyre grupeve nuk kanë dashur të zbulojnë se deri në cilin nivel kanë arritur punët, por kanë thënë se në tre- katër ditët në vazhdim do të konkretizohet gjithçka dhe koalicioni do të jetësohet, sepse marrëveshja ekziston.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë shkurtimisht për gazetën, se pret që javën tjetër të definohen gjërat. Sidoqoftë gazeta ka provuar gjithë ditën të marrë ndonjë prononcim nga anëtaret e grupeve punuese nga kjo parti. I vetmi që është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të shumtë ka qenë Fatmir Xhelili, i cili ka thënë se janë dakorduar qe mos me dhënë prononcime.

Ndërkohë anëtari i grupit punuese për ndarjen e dikastereve nga LDK,Bajram Gecaj, ka thënë se është duke u punuar edhe në aspektin e programit punues të përbashkët qeverisës. Por, grupi tjetër po punon në çështjen e ndarjes se ministrive . “Jemi në proces e sipër nuk ka ende diçka konkrete, besoj qe brenda dy tri dite do të konkretizohen gjërat. Besoj qe edhe nesër do të takohemi për të vazhduar me punën dhe jemi duke punuar edhe në grupe të brendshme dhe ka komunikim të ndërsjellë në mes të dy palëve e cila do të konkretizohet më së largu brenda 4 dite”, ka thënë Gecaj…

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua...

Lajmet e Fundit