3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Mustafa e ka edhe hallin e Thaçit

Mustafa-Thaci14-26Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka hallin se a do të votohet apo jo për president të Kosovës ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL në kuadër të Forumit “FOL hapur”, janë prekur shumë çështje dhe në mesin e tyre edhe ky hall i kryeministrit aktual për ish-kryeministrin.

Duke folur për zërat që janë ngritur nga ana e disa deputetëve të LDK-së, e të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Thaçin për president të Kosovës, Mustafa ka thënë se këto janë deklarata të ngutshme dhe populiste të disa deputetëve të LDK-së.

Madje Mustafa ka thënë se edhe nëse ata nuk dëshirojnë që ta votojnë Thaçin për president të vendit, le ta presin së paku kohën kur votohet për president, e jo të bëjnë fushatë politike prej tash. Mustafa nuk e ka thënë por duket se hallin e ka se mos deputetët e tij po e nervozojnë Thaçin dhe po e prish koalicionin siç ka ndodhur atëherë kur kreu i PDK-së e kishte mandatin e parë si kryeministër dhe po qeveriste në koalicion bashkë me LDK-në.

Mustafa u rikujton atyre deputetëve se ka qenë vendim i organeve të LDK-së, që të ndodh marrëveshje me PDK-në, për koalicion, bashkë me zotimin për t’ia siguruar Thaçit votat për president.

“Këtë marrëveshje (LDK-PDK) nuk e kam shkruar unë vetë, por kjo është bërë në bazë të vullnetit të pjesës më të madhe të Këshillit Drejtues të partisë. Kemi biseduar rreth katër orë, dhe pas shumë diskutimeve, më shumicën absolute të anëtarëve të Këshillit është votuar. Prandaj, çdo anëtar dhe deputet i LDK-së, duhet ta respektojë vendimin e organit më të lart të partisë”, ka thënë Mutafa, duke theksuar edhe pasojat e mundshme nëse ata nuk e përkrahin këtë marrëveshje.

Më Shumë

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

RTSH shpall këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës. Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet...

Lajmet e Fundit