14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Mustafa me ministra dhe Haradinaj me deputetë urojnë BIK-në për Bajram

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Bashkësisë një delegacion të kabinetit qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa me këtë rast uroi gjithë besimtarët islamë për festën e Fitër Bajramit, duke u uruar paqe dhe harmoni nëpër të gjitha familjet shqiptare.

Bashkë me Mustafën ishin edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministrat Ferid Agani, Avdullah Hoti etj.

Po ashtu për të uruar festën e Fitër Bajramit ishin edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me deputetët e kësaj partie, Pal Lekaj e Lahi Brahimaj.

Pritja tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Bajramit të Madh ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në mesditë.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit