11.2 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Mustafa në Prizren: Sfidë mbetet siguria në shkolla dhe në komunikacion

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka diskutuar lidhurme sigurinë në këtë komunë, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.

Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi u tha se puna e ministrisë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve, identifikohet më mirë  përmes debatimit mbi çështjet e sigurisë në Komunën e Prizrenit.

Mustafa tha se Prizreni ka specifikat e tij e njëkohësisht edhe për një komunë me territor shumë të gjerë.

“Ngritja e sigurisë nëpër shkolla vazhdon të mbetet një sfidë. Angazhimi në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të problemeve në shkolla do të pamundësonte zgjerimin e këtyre problemeve. Një bashkëpunimi i sinqertë dhe reciprok ndërmjet Policisë, prindërve dhe personelit arsimor është i rëndësisë tejet të veçantë”.

Sipas tij prioritet tjetër mbetet edhe ngritja e sigurisë në komunikacionin rrugor.

“Jemi dëshmitarë të aksidenteve me fatalitet edhe në komunën tuaj. Përmirësimi i sigurisë në komunikacionin rrugor nuk varet vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngase rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe akterë të ndryshëm në nivel nacional dhe lokal si dhe kontribut të çmuar japin edhe pjesëmarrësit në komunikacion dhe vetëdijesimi i tyre”.

Qytetarët e Prizrenit e mirëpritën këtë iniciative për debat me ministrin./klan kosova/

Më Shumë

Krejt çka ndodhi dje në Golluboc të Malishevës: Dhëndri vrau dy vëllezër para shtëpisë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër, njëri 32-vjeçar dhe tjetri 45-vjeçar, u vranë me armë zjarri nga...

Një kafe për Prizrenin: Totaj dhe Balaj-Halimaj takohen në prag të balotazhit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim miqësor me ish-kandidaten e...

Lajmet e Fundit