8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Mustafa ngushëllon familjen e Qerim Çoçajt që humbi jetën në Gjilan

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan dërgon këtë telegram ngushëllimi.
“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK’së.

Mesdtën e së enjtës në Gjilan ka ndodhur një aksident tragjik, ku mbeti i vdekur një person ndërsa u lënduan 23 të tjerë.

Aksidenti u shkaktua pasi vozitësi i një kamioni që bartte ujë humbi kontrollin.

Më Shumë

Lajmet e Fundit