15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Mustafa nuk do t’i bartë si barrë premtimet e Thaçit

Mustafa-Thaci14-26Atë që nuk ka mundur ta bëjë Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi përgjatë një mandati, zotohet ta bëjë për vetëm një vit Isa Mustafa, Kryeministër i ri.

Në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore” ai ka dhënë zotimin se kuletës së shtetit do t’ia shtojë në 2015 një çerek miliardi euro.

Megjithëkëtë, Mustafa ka mohuar mundësinë që pagat të rriten, por ka thënë të ketë hapësirë për të implementuar pjesë të Kontratës Kolektive. Ai ka thënë se nuk do t’i bartë si barrë premtimet që i kishte bërë pararendësi i tij, Thaçi.

“Në këtë buxhet që është përgatitur nga Qeveria Thaçi, nuk ka rritje pagash për vitin 2015. Paratë janë ato para faktike që janë. As nuk mund të shtohen dhe as nuk mund të zvogëlohen tani për tani, në këtë Projektbuxhet dhe ne duhet të veprojmë sipas mundësive të cilat i kemi dhe të tjerët duhet të na kuptojnë në këtë situatë në të cilën jemi”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net.

Më Shumë

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”. Bëhet e...

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Lajmet e Fundit