Mustafa pas Haradinajt takon edhe Fatmir Limajn

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa është takuar sot edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për të diskutuar për krijimin e koalicionit.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti Endrit Shala.

“Temë diskutimi ka qenë nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin”, ka thënë Shala shkurtimisht.

Sot gjatë ditës Mustafa është takuar edhe me kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Nga ora 16:00 ndërkaq partitë politike do të takohen në presidencë me kreun e shtetit. Presidenti Hashim Thaci ka bërë të ditur sot se do të ndërmarrë veprimet për krijimin e qeverisë së re./Express/

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit