7.1 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Mustafa: Shtet pa shtet, sot duket Kosova

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar përmes një postimi në Facebook një varg strukturash të shtetit, duke filluar nga kryeministri, presidentja, deputetët, këshilltarët etj.

Postimi i plotë i Isa Mustafa:

Shtet pa shtet, sot duket Kosova. Me jetë parlamentare të pezulluar, me Qeveri në ikje, Kryeministër i cili është edhe deputet, shumë ministra që janë deputet, këshilltar komunal, drejtorë e nënkryetarë të komunave njëherësh deputet, me konflikt interesi e në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë këta marrin vendime të mëdha, pa asnjë përgjegjësi, pa i penguar askush. Këta që e kanë kapur shtetin dhe e kanë siguruar diktatin, pse mos të thonë zgjate zot, se kurrë me mirë nuk ka qenë, sepse Kosovën e shndërruan në livadhin e tyre. Por e vërteta është se ky vend ka rregulla, ligje dhe Kushtetutë, ka edhe institucione të pavarura, të cilat duket qartë se nuk kanë peshë për sundimtarët! E Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!

Më Shumë

Arrestohen tre burra në Prizren pasi e rrëmbyen dhe e rrahën një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre burra në Prizren pasi të njëjtit kishin rrëmbyer një burrë tjetër. Siç bëhet e...

Përfundon seanca ndaj komisionerëve të dyshuar në Prizren

Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar dy seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve – komisionerë dhe vëzhgues – për rastin e falsifikimit të rezultateve...

Lajmet e Fundit