13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Molliqaj: VV e gatshme t’i bindë edhe ndërkombëtarët

DardanMolliqaj-vvLëvizja Vetëvedosje ishte marrë vesh me koalicionin LDK-AAK-Nisma, në natën e 16 korrikut, por që kjo marrëveshje një ditë më vonë nuk u hedh në letër, dhe kjo u nënkuptua që koalicioni u largua nga kjo marrëveshje.

Për këtë, shumë fajsojnë edhe ndërkombëtarët që nuk e donin Vetëvendosjen në krye të diplomacisë kosovare.
Por, kështu nuk thotë edhe sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj i cili gjatë një intervistë në RTV21, thotë se janë gati t’i bindin edhe ndërkombëtarët për këtë.

“Ndërkombtaret nuk e kanë pas problem VV-në. Të paktën këtë nuk na e kanë thënë ata, pos me zyrën amerikane që nuk jemi takuar. Te binden LDK-AAK-Nisma, dhe pastaj t’i bindim edhe ata. Mendoj që është krejt e mundshme. Nëse s’ka vullnet e arsye, dhe nëse marrëveshja dështon për këtë arsye, mendoj se është absurde”, tha Molliqaj.

“Jemi marrë vesh për koncensusin politik si mekanizëm vendimmarrës, e kemi fut në tekst, jemi marrë vesh për çështjen e dy komisioneve, dhe që do të ketë komisione parlamentare që të vlerësojnë punën sa i përket dialogut dhe privatizimit. Ky ka qene një dakordim i grupit punues atë ditë, dhe nuk jemi dakordu për dy pikat tjera, që kanë qenë, çështja e udhëheqjes së dialogut nga Vetëvendosja dhe çështje komisionit të Venedikut”, tha Molliqaj për takimin mes grupeve punuese më 14 korrik.

Ai tha se në mbrëmjen e 16 korrikut ishte ftuar në takim nga Kujtim Shala i LDK-së. “Kemi diskutu për mundësinë e një votimi për Isa Muatfaën si kandidat për kryetar i Kuvendit dhe unë kom thanë se nëse kemi marrëveshje me shkrim sonte edhe nesër ne do ta votojmë Isa Mustafën”, tha Molliqaj.

Molliqaj tha se ishin pajtuar që të nesërmen të mbahej një tkim ceremonial për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Kur kemi shku në takimin e mëngjesit, kanë qenë edhe perfqaësuesit e bllokut, dhe befasia ime ka qenë e dyfishtë”, tha ai, duke folur për pikat e kontestuara.

Më Shumë

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Lajmet e Fundit