Mutacionet e virusit/ Më në fund një lajm i mirë nga vaksinat

Mungesa të vaksinave, vaksina që janë më pak efektive se të tjerat dhe vazhdimisht mutacione të reja të virusit. Opinioni po bombardohet vazhdimisht me lajme shqetësuese.

Por ka edhe lajme të mira.

Sipas gazetës BILD, vaksinat aktuale mund të përshtaten lehtësisht kundër çdo varianti të mundshëm të koronavirusit.Klaus Cichutek, president i Institutit ‘Paul Ehrlich’ tha se vaksinat mund të kenë nevojë për ndonjë komponent të ri ose ndonjë komponent shtesë.Por ai tha se Komisioni Europian ka propozuar që të mos ketë nevojë për licencë të re.

Sipas planit të ri, vetëm disa kërkesa do jenë të nevojshme për miratimin e vaksinës së përditësuar. Po ashtu nuk do jenë të nevojshme as studimet shtesë te kafshët dhe as testimet masive te njerëzit.

Ugur Sahin, president i kompanisë Biontech thotë se nuk është e nevojshme që të kemi një vaksinë të modifikuar shumë për të arritur rezultatet e nevojshme.

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit