14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dënohet me burg njëri nga ekzekutorët e gazetares malteze

15 vjet burg, edhe pse dënim i reduktuar si bashkëpunëtor me prokurorinë, është dënuar vrasësi i gazetares malteze Galicia. Gazetarja, shkruajnë mediet vendase, kishte zbuluar nëpër firmat offshore emra biznesmenësh dhe politikanësh të lartë vendas, që i morën edhe jetën.

Gjykata malteze ka dhënë dënimin me 15 vjet burg për fajtorin e parë që akuzohet për vrasjen e gazetares investigative Daphne Galizia. Vincent Muscati pranoi fajsinë për krimin e rëndë dhe u burgos menjëherë në sallën e gjyqit për 15 vjet me një dënim të reduktuar.

Gazetarja dhe blogerja që merrej me denoncimin e korrupsionit në vend u vra afër fshatit të saj të lindjes, në tetor të 2017-ës, me një bombë të vendosur në makinë. Mediet malteze shkruajnë se gazetarja po hetonte për dokumentet që rrodhën vite më parë dhe që u pagëzuan me emrin “Panama Papers“.

Ajo kishte zbuluar nëpër firmat offshore emra biznesmenësh dhe politikanësh të lartë vendas, që sipas medieve malteze, i morën edhe jetën. Vrasja me bombë në 2017-ën nxiti protesta të forta qytetare në të gjithë Maltën, ku kolegët e gazetares implikonin edhe një nga biznesmenët më të fuqishëm vendas i cili e mohon përfshirjen.

Në sallën e gjyqit këtë të martë ndodheshin edhe vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio, të akuzuar për pagesën, vendosjen dhe shpërthimin e bombës, por që pretendojnë pafajësinë. Ata qëndruan të heshtur ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar i tyre pranoi fajësinë për krimin e rëndë.

Mediet malteze njoftojnë se këtë të martë janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë që dyshohen se kanë sjellë bombën e përdorur.

Motra e gazetares së vrarë, ndërsa e cilësoi burgosjen si një hap të mirë përsëriti se vrasja e gazetares nuk ishte vetëm vrasje e një personi, por mohimi i qytetarëve që të dëgjojnë e të shohin se çfarë po ndodh.

 

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit