Mytaher Haskuka: Prizreni dhe Kosova kanë referendum

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka ka nisur hapjen e fushatës duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do e bëjë ndryshimin.

Ai ka thënë se ndryshimi ishte bërë me Shpend Ahmetin në krye të Prishtinës, pastaj më 11 qershor duke dalë partia më e votuar dhe do e kompletojë ndryshimin me 22 tetor, raporton Indeksonline.

“Në Prizren dikur mendjet e ndritura u bashkuan dhe i dhanë mendje dhe zemër kombit tonë. Sot jemi bashkuar për të bërë ndryshimin, për t`ia kthyer Republikën qytetarëve të saj. Ndryshimi është i mundshëm. Këtë e filluar vajzat e djemtë nëpër sheshet tona. Ndryshimin e bëmë në Prishtinë, e vazhduam më 11 qershor dhe do e kompletojmë më 22 tetor. Prizreni dhe Kosova kanë referendum, ky është referendumi i ndryshimit. Do të fitojë populli. Të gjithë e kanë të qartë, janë dy opsione: është Levizja Vetëvendosje dhe janë partitë tjera. Vetëvendosja është ndryshimi në thelb, deri sa partitë tjera janë ndryshim në emër”, ka thënë ai.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit