8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Na duhet forcë e armatosur fleksibile

Behar Selimi PDKNjohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behar Selimi, ka thënë se për një forcë ushtarake më i rëndësishëm se emri janë kapacitetet dhe aftësitë e saj operuese.
Ai ka mirëpritur paralajmërimin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke thënë se misioni i kësaj force duhet të jetë i njëjtë me misionin e forcave të armatosura të shteteve anëtare të NATO-s.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se Kosovës nuk i duhet një forcë e armatosur rënd, por një forcë e lëvizshme, fleksibile, e cila do të ishte e aftë t’u përgjigjet sulmeve të çastit. “Nuk jam për një force të madhe, të shtrenjtë dhe të armatosur rënd, sepse synimi ynë është integrimi në NATO, i cili është garant i sigurisë sonë. Prandaj, nuk kemi nevojë për shpenzime të mëdha. Personalisht mendoj se forcat tona të armatosura do të duhej të kishin një forcë me aftësi shumë të madhe të veprimit dhe me fleksibilitet të mjaftueshëm për të reaguar në rast të sulmit ndaj integritetit territorial për aq kohë sa të mobilizohen forcat e NATO-s”, ka thënë Selimi.

Behar Selimi, i cili është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar se Kosova nuk ka nevojë për aeroplan, tanke, topa apo raketahedhës, por për armatim të lehtë. Sipas tij, krahas forcës së armatosur, Kosovës i duhet edhe një sistem i mbrojtjes civile. “Mendoj se duhet ta kemi një flotë ajrore me një kortezh shumë operativ të standardeve të NATO-s. Pra, këto do të na mjaftonin nëse e kemi parasysh nevojën e forcimit të sistemit të reagimit emergjent. Krahas forcës së armatosur, duhet ta kemi një sistem të mbrojtjes civile që e kanë quajtur përpara, përkatësisht të reagimit ndaj emergjencave”, është shprehur Selimi, duke shtuar se do të mjaftonte që kjo forcë t`i numëronte në gjirin e vet rreth 10 mijë pjesëtarë.

Ai ka thënë se pret që brenda pesë vjetëve Forcat e Armatosura të Kosovës të jenë anëtare të NATO-s. Megjithatë, ai ka pranuar se bartja e përgjegjësisë në fushën e sigurisë nga KFOR-i tek forca e re duhet të jetë e ngadalshme, sepse Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të mund ta mbronin tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës edhe për një kohë.

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Lajmet e Fundit