6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Naser Osmani: Kryeministri Mustafa përsëri Kryetar i LDK’së

naser osmaniAnëtari i Kryesisë së LDK’së, Naser Osmani, thotë se Kryeministri aktual i Kosovës do të jetë përsëri Kryetar i LDK’së. Ai ka thënë se Isa Mustafa duhet të mbështetet për të marrë edhe një mandat udhëheqjen e partisë. Duke komentuar kërkesat e opozitës, Osmani ka thënë se VV, AAK dhe NISMA e kanë humbur kontaktin e arsyes. Në një intervistë për Express, Osmani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë për faljen e borxheve deri në vitin 2009. Sipas tij, për herë të parë Qeveria e Kosovës me planin qeverisës do ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Express: Partitë opozitare kanë kërkuar themelimin e një fondi prej 40 milionë eurosh për ndaljen e emigrimit të qytetarëve. Si e shihni një kërkesë të tilla dhe sa është e realizueshme?

Naser Osmani: Kjo dukuri është pasojë e gjendjes ekonomike. Gjendja ekonomike në Kosovë është shumë e ndërlidhur edhe me gjendjen politike. Po shpresoj se pas një angazhimi më të madh, pas hartimit të një programi më në fund të hartuar, qeverisës, që prioritet, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës do të jetë çështja e punësimit dhe zhvillimit ekonomik, besoj se kjo do të jetë perspektivë për gjeneratat e reja dhe ata që kanë nevojë për vend pune. Normalisht, krijimi i fondeve nuk mund të bëhet në kuptimin e asaj çfarë e kanë menduar opozita, sepse njerëzit nuk duhet të shpërblehen me para për të qëndruar në Kosovë, por duhet të krijohen vendet e punës. Me realizimin e premtimeve dhe programit të Qeverisë do të ketë vende të reja të punës, do të ketë zhvillim ekonomik do të hapet perspektiva për njerëzit për të qëndruar në këtë shtet dhe s’do të kenë nevojë për fonde të politizuara.

Express: AAK përmes Nënkryetarit Ahmet Isufi kërkoi largimin e Listës Srpska nga Qeveria. Në fakt, cila është përgjigjja juaj?

Naser Osmani: Opozita po duket se ka dalë krejt prej kontaktit të arsyes. Normalisht, se mund të flasim për Listën Srpska dhe për serbët dhe për krejt minoritetet në Kosovë ashtu qysh ju pëlqen njerëzve. Mirëpo, është e vërtetë se serbët janë kategori kushtetuese. Derisa të jetojnë në Kosovë dhe të jenë kategori kushtetuese me ta duhet të kemi qasje integruese. A zbatojnë ata politika të Beogradit apo kanë qëndrime tjera që nuk janë në përputhje me politikat tone me një durim të madh duhet të punojmë dhe t’i integrojmë në institucione. Nuk mund të luajmë lojëra përjashtuese për askënd sepse janë banorë të Republikës së Kosovës.

Express: Ka pasur disa kërkesa prej sindikatave dhe kanë paralajmëruar protesta. Cila do të jetë përgjigjja e Qeverisë?
Naser Osmani: Jemi një vend i varfër ekonomikisht, por jemi një vend që kemi të trajtuar çështjen e të punësuarve dhe shërbyesve civilë më së miri në regjion. Mirëpo, nevojat e njerëzve për jetë më të mirë janë normale sikur edhe kërkesa për rritje pagash. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që këto ngritje të pagave të mos ndodhin në kohë fushatash elektorale dhe për qëllime politike. Rritja e pagave duhet të bëhet në mënyrë sukseseve dhe varësisht prej të arriturave në zhvillimin ekonomik. E vërteta është se shteti duhet të kujdeset edhe për ata që s’punojnë dhe s’janë fare në punë. Ajo pjesa që tash është pjesë e largimit nga Kosova. Duhet të ndahen më shumë mjete nga buxheti për më shumë investime dhe të shtohet kujdesi për gjithë shoqërinë kosovare e jo vetëm për kategorinë e të punësuarve. Në asnjë mënyrë s’guxojmë të rrezikojmë buxhetin që buxheti të jetë vetëm për paga e mëditje e rastet sociale. Ka një trend të shkojë në këtë drejtim sepse atë e paraqesin një rrezik financiar dhe kolaps të shtetit.

Express: Vendimi i fundit i Qeverisë për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008 është komentuar në forma të ndryshme.Ka pasur kritika se nuk duhet të falen të gjithë por vetëm ata që s’kanë?

Naser Osmani: Është vendim shumë i guximshëm dhe besoj se është vendim i sjellë krejtësisht në partneritet me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ky vendim duhet të kalojë edhe nëpër procedura tjera parlamentare për të qenë i plotfuqishëm. Është vendim i drejtë dhe në kohën e duhur, në prag të festës së pavarësisë së Kosovës, që është edhe një simbolikë. Njerëzit kanë trashëguar obligime të ndryshme prej viteve të 90’ta dhe të kohës së luftës e të pasluftës. Shumë borxhe nuk janë të definuara, prandaj, mendoj se vendimi është i drejtë. Për çështjen e bizneseve konsideroj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Grupi punues duhet të ketë parasysh që ato ndërmarrje që kanë falimentuar dhe nuk kanë mundësi t’i shlyejnë borxhet atyre duhet t’iu shlyhen borxhet. Pra, kemi të bëjmë me shlyerjen e borxheve dhe jo me kuptimin e faljes apo të privilegjohet një kategori e borxhlinjve. Çështja ka të bëjë edhe me përmirësimin e standardit dhe besoj se kjo prerje e borxheve duhet të sqarohet mirë. Duhet të sqarohet se prej vitit 2008 e këtej të gjitha borxhet janë të obligueshme për t’u shlyer. Duhet të sqarohet se nuk do të ketë më falje të tjera. Ka ndodh një falje dhe nuk do të ketë falje tjera.

Express: Kur do të kompletohet në tërësi Qeveria e Kosovës edhe me pozitat e Zëvendësministrave?
Naser Osmani: Mendoj se Ministri është personi që e menaxhon një Ministri dhe Zëvendësministrat mund vetëm të forcojnë rolin e Ministrit. Besoj se kjo ka filluar dhe Kryeministri ka bërë mirë që po bën emërime të Zëvendësministrave sipas vlerës së njerëzve. Mendoj se brenda dy muajsh do të kompletohet në tërësi. Mirëpo, duhet të përshpejtohet emërimi sa më i shpejtë i bordeve të agjencive sepse shumica e bordeve janë pa mandat. Kjo është më urgjente se Zëvendësministrat.

Express: Procesi zgjedhor ka nisur brenda LDK’së. Kur prite të përfundojnë zgjedhjet e brendshme dhe kush pos Isa Mustafës do të jetë kandidat i LDK’së për Kryetar partie?

Naser Osmani: Është proces i gjerë dhe kërkon kohë. LDK është e shtrirë në tërë Kosovën dhe ka 36 Degë dhe mijëra nëndegë. Besoj se do të shkojë gjithçka në rregull. Në fund të muajit prill apo në fillim të muajit maj do të mbahet Kuvendi Qendror. Mund të ketë kandidatë të ndryshëm. Nuk mund të foli për emra por e di se kandidati kryesor dhe kandidati që duhet të jetë i përkrahur duhet të jetë Kryetari aktual i LDK’së dhe Kryeministri i Shtetit z. Isa Mustafa.

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit