Këshilli i Drejtorëve në Malishevë mbajti mbledhjen e rregullt

Malisheve-qendraKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të hëne, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku janë trajtuar çështje të ndryshme, që lidhen me aktivitetet e përditshme të drejtorive komunale, përgatitjet për realizimin e projekteve të parapara në investimet kapitale për vitin 2015 dhe çështje të tjera me rëndësi.

Në këtë mbledhje, po ashtu i bisedua edhe përgatitjet për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku janë paraparë një varg aktivitetesh. Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Blerta Krasniqi, drejtoria i ka paraparë aktivitetet që do të mbahen me rastin e shënimit të 17 Shkurtit dhe për këto, qytetarët do të njoftohen me kohë, në mënyrë që të jenë pjesë e këtyre shënimeve, ku parashihet të ketë aktivitete dhe programe të pasura kulturore dhe artistike.

Po ashtu në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, u raportua edhe për vërshimet, ku është dashur intervenimi i njësive të zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit