Nasim Haradinaj debaton ashpër me komandant Hoxhën nga Prizreni për listat e veteranëve (Video)

Debat i ashpër në “Debat Plus” është zhvilluar për listat e veteranëve është zhvilluar në mes të Nasim Haradinajt nga OVL UÇK dhe Ministet Shalës, i njohur në luftë si “Hoxha”.

Hoxha ka thënë se në Prizren sa ishte kryetar i OVL UÇK-së në Prizren, Zafir Berisha nuk ka pasur pagesa për anëtarësim ndërsa pas largimit të tij kanë filluar pagesat.

Haradinaj i është përgjigjur se Zafir Berisha po të donte OVL qëndronte aty e nuk shkonte në politikë.

“Zafir Berisha po të donte OVL do të qëndronte si unë e jo të kyçej në politikë”, tha Nasim Haradinaj.

Hoxha ka thënë se është gëzuar kur është publikuar lista e prokurorisë me veteranët e rrejshëm, pasi sipas ti ai vet ka parë duke u blerë kartat e veteranëve.

“Kam parë njerëz që po shesin libreza. Që nga viti 2000 është shitur statusi i veteranit”, deklaroi Ministet Shala.

Nasim Haradinajt ka thënë se ndjehet keq që një luftëtar i vërtet brengoset për disa njerëz e nuk brengoset për shoqërinë në përgjithësi./Telegrafi/

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Lajmet e Fundit