16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nazim Bllaca i përgjigjet Kadri Veselit

NazimBllaca6-13Nazim Bllaca ndjen se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po i bën presion, që të tërhiqet nga dëshmia në “Bllaca 4”.

Ai i ka shkruar KTV-së, e cila kishte pasqyruar në një storie tek kryeparlamentari Veseli, i thotë Doruntinë Malokut në Kuvend se
“shumë shpejt do ta din Kosova se kush është Nazim Bllaca”.

“Kjo do të thotë se nëse nuk tërhiqem ne do të shantazhojmë. Unë ja bëj me dije Kadri Veselit se nuk ka çka të shqetësohet lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale. Nuk ka çka shqetësohet as me krijimin e shoqatës ‘Thirrje për Drejtësi’. Nuk ka çka të shqetësohet as për vrasjet politike. Por ai duhet të shqetësohet se sa do të mund të mbajë postin e kryetarit të Kuvendit e pastaj tjerat me radhë”, ka thënë Bllaca.

“Unë jam Nazim Bllaca dhe ndihem krenar për atë që kam bë lidhur me zbulimin e vrasjet politike dhe jam krenar për raportin e parë për vrasje politike i përpiluar nga hetues amerikan. Dhe në fund ndihem krenar që familjet e të vrarëve politik tash kanë një adresë të urdhërdhënësve kur e them këtë bazohem në Aktgjykimin Bllaca 2”, ka thënë Bllaca.

Ai thotë se është mësuar t’u bëjë ballë shantazheve të PDK-së, dhe se këto sulme vetëm sa e forcojnë më shumë.

“Unë nuk jam themelues i Gjykatë Special por nuk e përjashtoj mundësinë që kam hedhur ndonjë gur në themelin e kësaj Gjykate”, ka përfunduar ai.

Më Shumë

“Beteja 3” në fundjavë

Fundjava pritet të jetë edhe më e ‘zjarrtë’ në basketbollin e Kosovës. Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit