10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Ndahen Arjoni dhe Viola?!

Arjoni dhe ViolaAjo që s’pritej, ndodhi. Arjon Muça dhe Viola Spiro i kanë dhënë fund lidhjes, pikërisht tani, kur të gjithë mendonin se hapi i radhës në marrëdhënien e tyre do të ishte martesa… Ndonëse ende të rinj, lidhja e tyre ishte konsoliduar në atë pikë, sa edhe më skeptikët nuk i shihnin dot të ndarë. Por ja që në jetë ka edhe ndarje.

Burime pranë tyre konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për një zënkë të zakonshme, nga ato që i ndodhin çdo çifti, por për diçka më shumë. Sidoqoftë vlen të thuhet se lajmi qarkullon prej ditësh në formën e një thashethemi dhe ende nuk ka asnjë pohim nga çifti. Në muajin shkurt, Arjoni dhe Viola u shfaqën në kopertinën e revistës “Psikologjia”, nën titullin “Love Story”, ku rrëfenin për një kombinim perfekt mes të dyve dhe planet për të ardhmen, të cilat sipas thashethemeve do të mbeten aty, ndonëse ne shpresojmë për një ribashkim… Gjithçka lidhur me historinë e tyre mbetet të shihet në vijim, kur të dy të flasin mbi çfarë ka ndodhur.

Më Shumë

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit