10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i “Game Of Thrones”, John Stahl

Aktori i “Game Of Thrones”, John Stahl, ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ka konfirmuar agjentja i tij.

Aktori skocez luajti rolin e Rickard Karstark në dy seri të shfaqjes së famshme të HBO, shkruan BBC.

Ai ishte gjithashtu i njohur për interpretimin e Inverdarroch në telenovelën e gjatë “Take The High Road”.

Foto: HBO

Një deklaratë nga agjentja e tij, Amanda Fitzalan Howard e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.

Stahl, i cili ishte nga Sauchie në Clackmannanshire të Skocisë, gjithashtu u shfaq në prodhime të shumta teatrale gjatë karrierës së tij, duke përfshirë shfaqjet në “The Royal Shakespeare Company” dhe “The National Theatre”.

Foto: HBO

Teatri Kombëtar i Skocisë bëri homazhe për vdekjen e aktorit, duke thënë se ata ishin “thellësisht të pikëlluar” kur dëgjuan lajmin.

“Ne ishim me fat që punuam me John në Mary Stuart dhe The James Plays. Vdekja e tij është një humbje e madhe për industrinë dhe do t’i mungojë shumë. Mendimet tona janë me të dashurit e tij”, thuhet në një postim të teatrit në Tëitter.

Stahl vdiq në Ishullin Leëis më 2 mars dhe la pas gruan e tij, Jane Paton. /Telegrafi/

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Lajmet e Fundit