11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ndërpritet ndërtimi pa leje në Malishevë

Inspektorati i Komunës së Malishevës, ka ndaluar punimet edhe në një ndërtim pa leje në qytetin e Malishevës më saktësisht në rrugën “Iliria”, që gjendet në mini transitin në qytet.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se kjo ndërprerje ka ardhur, pasi pronari nuk ishte pajisur me lejet e nevojshme për ndërtim dhe nuk kishte respektuar urdhëresën e mëhershme të inspektoratit, për ndalimin e punimeve.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati tregoi se urdhëresa e dërguar më herët nga inspektorati për ndërprerjen e punimeve nuk ishte respektuar.

“Inspektorati, me datë 28.03.2018, kishte lëshuar urdhër për ndërprerjen e punimeve, mirëpo i njëjti nuk e kishte zbatuar këtë urdhër, ndërsa sot, pas verifikimit në vendin e ngjarjes, inspektorati i ka bllokuar punimet dhe ka vendosur shiritat për ndërprerje të punimeve”, thuhet në njoftim

Kastrati bëri apel për të gjithë ata që duan të ndërtojnë, që të zbatojnë ligjet dhe paraprakisht të pajisen me dokumentet e nevojshme, ku përfshihet edhe leja e ndërtimit, pasi në të kundërtën, nuk do të lejohen ndërtime pa leje.

Më Shumë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Lajmet e Fundit