Ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi

Sot pas mesnate rreth orës 00.35 minuta në Qendrën Intensive të QKUK-së ndërroi jetë akademik Mark Krasniqi. Lajmin e ka konfirmuar për Botapress, mjekja kujdestare Agreta Gecaj – Gashi. Ajo ka thënë se pacienti Mark Krasniqi rreth 35 minuta pas mesnate ndërroi jetë.

Profesor Mark Krasniqi u shtri në QKUK dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij.

Krasniqi ka qenë profesor, shkrimtar dhe akademik.

Ai ka shërbyer si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Po ashtu ka qenë anëtar i Kuvendit në disa legjislatura, duke përfaqësuar Partinë Demokristiane të Kosovës.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit