Sekuestrohen armë në Prizren

Hetues policorë nga Stacioni Policor i Prizrenit, me urdhëresë të gjykatës themelore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit I. B. në rrugën “Ramadan Çejku”.

Në kërkim të provave materiale, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të kalibrit të vogël: një pistoletë e llojit “Bereta” e kalibrit 9mm dhe një revolver pa shënime mbi armën me tetë fishekë të kalibrit 9mm.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit