10.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Ndërron jetë aktori i “Friends”, Mike Hagerty

Aktori Mike Hagerty, i cili ishte i njohur për rolet në “Friends” dhe “Somebody Somewhere” ka vdekur.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale të premten.

Mike Hagerty

“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles”, tha ajo.

“Mike, ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, thuhet më tej.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar akoma.

Më Shumë

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit